Pesëdhjetë e shtatë vite kanë kaluar nga 7 marsi i parë tek vrapoja me lule në duar
Tek s'më pritej mësuesen time për ta takuar, përqafuar; festën për t'ja uruar!
Për vite me radhë vrapoja drejt mësuesve të mi, me mirënjohje, me respekt e dashuri
Dhe sot e kësaj dite tek pranë u kaloj, më duket se në bangën e shkollës përsëri para tyre qëndroj!
Ata mbetën të dashurit, të respektuarit mësuesit e mi, që më falën dije, më falën dashuri!
Të tillë në jetë të jetëve do të jenë gjithnjë të adhuruarit, të respektuarit mësuesit e mi,
Që më bënë ta dashuroj profesionin, ta dua dhe t'u fal nxënësve gjithnjë dashuri!
Urime ju kolegë, mësues të nderuar, për çdo gjë që bashkë kemi ndërtuar,
Për çdo gjë të bukur, për çdo kujtim të paharruar, për fjalën e ngrohtë, mirësinë, për çastet që kaluam
Për pasionin, për modelin që më dhatë, për ëndrrat e bukura që bashkë ndërtuam!
Gëzuar festën e shkollës ju ish-nxënësit e mi, dhe ju që sot në banga ulur qëndroni,
Paçi veç suksese e realizime, ju realizofshin ëndrrat kudo që të jeni në jetë
Qofshi përherë të realizuar, qofshi të vërtetë!
Violeta Kraja