Rreth meje

Violeta Kraja

“Sikur dhe një jetë tjetër të kisha – sërish mësuese e frëngjishtes do dëshiroja të isha.”

Violeta Kraja me nxënëset në një veprimtari frankofone

Jam Violeta Kraja, mësuese e gjuhës frënge, sot në pension. Frëngjishten e dashurova që fëmijë, nga faqet e librave me fletë të verdha e vizatime bardh e zi, dhe në moshën 13-vjeçare erdha në Tiranë ku kreva studimet e larta për gjuhën frënge ku mësuam jo vetëm gjuhën, por dhe kulturën e letërsinë frënge.

Për shumë vite kam dhënë mësim në Gjimnazin me profil gjuhësor “Asim Vokshi” në Tiranë – “shkolla jonë e vogël me portën e madhe” – ku me nxënësit, edhe me ata të seksionit dygjuhësh shqip–frëngjisht, realizuam projekte, këngë, shfaqje dhe veprimtari frankofone në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Sot vazhdoj të ndaj atë që kam mësuar: fishat “Nous parlons français” janë të lira për këdo që do të mësojë frëngjisht, ndërsa në “Rrugëtim poetik” kam mbledhur vargjet e mia në shqip dhe në frëngjisht – për shkollën dhe nxënësit, për Shkodrën dhe vendlindjen, për familjen dhe miqtë.