Pas flokëve të dëborës
kurorë mbulonit pemët e kopshtit tim
Çdo mëngjes sa hapja dritaren më falnit veç gëzim
dhe trishtohesha tek nuk shihja më lulet bardhësi
ndonëse mezi s'prisja nga pema frutin e ri.
Si zog degë më degë ngjitesha përsëri
frutet e kumbullës me dorë t'i arrij....
Ikën vitet, tanimë nuk ngjitem dot degë mbi degë
por fort ma ka ënda të ëndërroj
Kopshtet me lule kumbulla n'oborret e Shkodrës
mbushur plot, si dikur t'i kujtoj
me ngrohtësinë e dashurisë,
me kujtimet e mallit të fëmijërisë.
Violeta Kraja