Nderim e mirënjohje ndër breza martirëve të lirisë, të gjithë bijve të kësaj toke që sollën liri e pavarësi.
Gëzuar Festën e Pavarësisë, Kosovë jonë, GËZUAR!
Përherë në mot e jetë qofsh e nderuar
Ti djepi i trimave të tregimeve të mia të fëmijërisë
Ti Zonja e pavdekshme e ëndrrave të rinisë!
S'u rrita me përralla me zogj, luanë, çakallë
Por me legjenda e këngë trimash, për Kosovën me ëndrra e mall
Ndaj nuk mund të mos isha në ditën e Pavarësisë
Të shihja Kosovën, djepin e të parëve, në ditën e lirisë
Të festoja dhe për gjyshen që vdiq e përmalluar
Tokën për ta parë, njerëzit për t'i takuar.
Për ty Kosovë përherë një sy do kem zgjuar
Të ëndërroj vendin, trimërinë, njerëzit gojëëmbël, të papërtuar
Përherë nga zemra do të uroj begati
Ty, Tokë e trimave, flamur për shqiptari!
Violeta Kraja