Dibra me zonjat punëtore të lehta si flutura
Duarartat si pak kush, të ëmbla, të bukura
Shtëpitë e dibranëve me muret që zbardhojnë
Me oborret plot gjelbërim e lule që lulëzojnë
Dhe pse shumë prej tyre sot derëmbyllur qëndrojnë
Përsëri lulet, gjelbërimi oborret hijeshojnë.
Kudo me dashuri të presin, të hysh brenda të ftojnë
Për historinë, traditat e tyre qetë e ëmbël tregojnë
Në çdo cep të udhës takon mirësi
Fjalëmbël, dashuri e veç pastërti
Njerëz punëtorë që të falin respekt e dashuri
Gra duarartat që ndriçojnë gjithçka që u prek dora
Oborre plot lule shumëngjyrëshe, hijeshi
Të freskëta dhe pse majë malit bora nuk ka shkrirë.
Violeta Kraja