← Rrugëtim poetik

Kolegëve, miqve të shkollës

Katër vite plot kaluan, u ndamë por nuk u harruam
Buzëqesh përherë tek ju kujtoj, me ju krenohem
Ndonëse vitet ikin dhe disa, si unë, largohen…..
Por shkolla mbetet e dashur, aty përsëri
Krahëhapur pret nxënës e mësues të rinj
Dhe bëhet për ne përherë më e dashur, përherë nostalgji
Na fal kujtime, mall, dashuri.
Ajo portë do mbetet derë e hapur kujtimesh
Strehë miqsh, kolegësh, arritjesh, realizimesh!

Violeta Kraja
Shtator 2021