Shqip
Dhe vjen një ditë…
Dhe vjen një ditë, që mendon për atë që ka kaluar
Për ditët që lë pas dhe s'kanë të harruar
Që mendon për atë çka bëre mirë e çfarë ke harruar
Çfarë jetës më shumë duhet t'i kishe kushtuar….
Dhe vjen një ditë që mbeten pas kujtimet
Gëzimet e punës, shqetësimet……
Që zilja s'do të shqetësojë, s'do e presësh me padurim
Që kolegët, miqtë, nxënësit do kujtojnë emrin tim.
Me modesti, pa fjalë shumë, do thuhet: na ishte një herë
Dhe ti do qeshësh, do qeshësh e trishtohesh menjëherë
Do kujtojnë konkurset, udhëtimet, këngët, vargjet, poezinë
Pozitivitetin e punës, energjinë………….
Dhe me vete do të thuash… me modesti
Kalova një jetë mes të rinjsh plot energji
A isha e vërtetë, a bëra atë që dëshiroja
A bëra më të mirën ashtu siç e ëndërroja?
A bëra atë që duhej për t'u mësuar
A bëra më të mirën emrin tim për të nderuar
A ju dhashë sa duhet dashuri
Ju edukova siç duhet për shqiptari
Shpresoj ta kem bërë, të kem qenë e drejtë
Mësuese në mësim por dhe mike në jetë
Shpresoj t'ju kem ndikuar për një të ardhme më të mirë
Për një jetë të pastër, një jetë të dlirë
Në çdo gjë në jetë kam qenë e drejtë
Pa hipokrizi kam qenë e vërtetë!
Ndaj ju them faleminderit, për çdo gjë që bashkë ëndërruam
Faleminderit për çdo gjë që bashkë kaluam.
Français
Le jour qui vient…
Le jour vient, le jour où tu penses à tout ce qui s'est passé
Des jours qui s'en vont et que la mémoire a pour toujours enregistrés
Des jours où tu penses à ce que t'as bien fait, et que t'as oublié
À ce qu'à la vie tu aurais plus donné
Le jour qui vient laisse par derrière les souvenirs
La fatigue du travail, les joies infinies……..
La cloche ne te gênera plus dans la classe, tu ne vivras plus l'ennui
Tu seras dans les souvenirs des collègues, des élèves, des amis
Modestement, sans trop de mots, on dira : Il était une fois…
Et de plein cœur tu riras et à la fois tu soupireras
On se souviendra des concours, des chants, des voyages, des vers
Et de la poésie
De ta positivité au travail, de ton énergie
Et toi tu réfléchiras, tu diras modestement :
J'ai passé une vie entre des jeunes en plein élan
Était-ce que j'ai vraiment voulu faire
Était-ce que j'ai vraiment rêvé
Ai-je fait ce qu'il fallait pour enseigner
Ai-je fait le meilleur pour que mon nom soit honoré
Ai-je donné l'amour qu'il fallait
Ai-je bien éduqué les jeunes à être de bons Albanais ?
J'espère avoir fait le meilleur
Étant une prof de classe mais à la fois une amie
Espérant influencer pour un meilleur avenir dans vos vies
Pour une vie honnête, une vie sans hypocrisie
Sur toute chose, juste et honnête j'ai voulu être
Sans hypocrisie, la vraie, toujours être
Aujourd'hui je vous dis merci de tout ce que tous ensemble nous avons rêvé
Merci encore pour tout ce que nous avons passé !
Violeta Kraja