Në klasë pata fatin, pata më të madhen kënaqësi
Të kisha dy vajza si yje, dy zana nga një shtëpi
Dy motra të zgjuara, punëtore, në çdo aspekt shembullore,
I shihja tek hynin dhe dilnin krah për krahu, dorë për dore
Më pëlqente të nisja mirë mësimin me njërën,
Me tjetrën bukur mësimin të mbaroja,
Tek punonin në heshtje që të dyja t'i shikoja.
I adhuroja bluzat e tyre me shkabën kuq e zi
Patosin e tyre kur flisnim për Shqipëri
Por vajzat në klasën time të tëra yje ishin
Mësimin e dijen fort në zemër i kishin……
Violeta Kraja