Më more, o ëndërr, në krahë më ngrite
Në kujtimet e fëmijërisë më çove lart, më ngrite
Më çove aty ku dua për pak momente të jem
Fjalët e zemrës me dashuri t'i them.
T'i them ato fjalë ashtu si na mësuan
Ashtu si na rritën e si na edukuan.
Më more, o ëndërr, më bëre sërish fëmijë
Në oborr më shpure rrethuar me dashuri
Më shtyve të vrapoj, të qesh e gëzuar
Të ndjehem fëmijë i lumtur, i palënduar.
Më bëre të harroj lëndimet e trishtimet
Të fshij gjithçka, të ruaj veç gëzimet.
Ashtu si dikur prindërit tanë na falën veç dashuri
Bashkë ndanë vuajtjet e gëzimet – më të madhen pasuri.
Violeta Kraja