Rrënjët të vjetra sa vetë lashtësia e botës
Të thella sa themelet e vetë tokës.
Rrënjët që trupin e lisit e mbajnë fort, lart e drejt
Që mijëra fletëve u japin forcë e jetë.
Tek rrënjët me ju dy, yjet e mi, dëshirova foton e parë
Poshtë kalasë së Rozafës, të ngritur lart si altar.
Me ju të dy foton e parë në breg të liqenit e të Bunës
Në Shkodrën e këngës, të artit e të punës
Në Shkodrën time, në vendlindjen e prindërve të mi
Në qytetin që më fali aq shumë dashuri
Në Shkodrën e dijes, në Shkodrën e kulturës
Në Shkodrën e Rozafës, të liqenit, Drinit e Bunës
Këtë kujtim të parë pa shumë fjalë, pa histori
Në qytetin e rrënjëve të mia me ju, yjet e mi.
Violeta Kraja
8 shtator 2024