← Rrugëtim poetik

Miket

Kushtuar të gjitha shoqeve që kontribuan për një festë të mrekullueshme.

Shqip

Miket

Me dashuri bota është më e madhe
Me dashuri bota ka më pak halle
Me dashuri ndjen miqësinë kudo pranë
Me dashuri s'ndjen kufij, ke gjithë botën anembanë!
Një mike është pranë dhe kur ti lëndohesh
Kur je në vështirësi e madje dhe rrëzohesh
Është fjala e ngrohtë, është burim frymëzimi
Që e mban gjallë sinqeriteti dhe jo interesi e trishtimi!
Dhe dashuria është kudo për atë që e kërkon
Për njeriun e sinqertë që të tjerët pa shkak nuk lëndon
Që dashuron me zemrën e hapur, pa intrigë e xhelozi
Që dhe tek të tjerët sheh veten, sheh mirësi!
Një mike mund ta thërrasim Tana, Nikoleta e Shpresa
Një mike mund të quhet Ada, Eda, Ira, Lule e Besa
Një mike është përherë pranë, është miqësia
Një mike është mbështetja, dora e ngrohtë, është lumturia!
Miket tona kudo ku jeni anembanë
Larg, ngado ku ndodheni, ju kemi afër, fare pranë
Jeni në gëzimet, në të paharruarat kujtime
Jeni dhe do mbeteni me ne, me më të mirat urime!

Français

Les amies

Quand on aime le monde n'est pas si grand
Quand on aime le pas n'est pas si lent
Quand on aime on se sent entouré d'amis
Quand on aime on ne sent pas les barrières de frontières, de pays !
L'amour se trouve partout, pour celui qui sait le chercher
Pour celui qui est sincère, qui n'accepte pas sans raison les autres blesser
Qui aime de grand cœur, sans intrigue et jalousie
Qui ne voit que soi-même chez l'autre, et l'amitié chez autrui !
Une amie, on peut l'appeler Tana, Nikoleta e Shpresa
N'importe si elle est Ada, Eda, Ira, Lule e Besa
Une amie est celle qui est toujours près de ton cœur
C'est la bonne main tendue offrant le bonheur !
Une amie est près de toi quand tu te sens blessée
Quand t'as des difficultés et tu risques de tomber.
C'est la parole douce, c'est l'inspiration qui te pousse à avancer
Oubliant les soucis, sincèrement progresser !

Violeta Kraja