Najada do të thotë sirenë, bukuria
Najada do të thotë zanë e ujërave, mirësia
Për mua Najada është shoqja e shkollës, e rinisë
Simbol i sinqeritetit, drejtësisë e qytetarisë!
Përherë në krah të pata si motër të madhe, plot dritë e jetë
Një shoqe, një mike zemërmadhe, qytetare e vërtetë
Se në dejet e tua është familja e nderuar, dashuria, mirësia
Është puna, respekti, rrënjët e tua: Elbasani, Berati e qytetaria!
Gjithmonë pranë je, Najada, në zemrën time
Ndonëse të kam larg, je me mua në ma të bukurat kujtime
Me motrën e dashur, nënë Pavlinën, zonjë e nderuar
Që për elegancën e mirësinë e saj kurrë s'kam për ta harruar
Dhe sot të treja me motrën tënde Lumen plot dashuri
Kujtuam nënë Pavlinën e dashur, të paharruar përgjithnjë.
Buzëqeshjen, dashurinë mes jush, motrat Moisiu, do ta ruaj në sy,
Qofshi me të gjithë si jeni, rrethuar me dashuri e mirësi!
Violeta Kraja