← Rrugëtim poetik

Nxënësve të mi

Sa shpejt ikën vitet, ikën, fluturuan
Si dje më duket dita që u takuam
Me ndrojtje, kokëulur e pasiguri
U rritët, fituat dije dhe njohuri!
Së bashku dashuruam gjuhën, dijen, për kulturë, për shqiptari
Për të bërë më të bukura ditët e më të mira gjithnjë
Se dija zbukuron mendjen, jetët e gjithçka
Se dija është një vlerë që nuk blihet me para.

Dhe ja, sot ju, jeni në bangë ulur dijen për ta treguar
Për të dëshmuar përpjekjet që keni kaluar….
Dhe unë pranë jush si mësuesja juaj, ulur në një cep diku, rri menduar
A munda t'ju jap gjithçka në kohën që bashkë kemi kaluar
Shpresoj, besoj tek ju, se ju jeni të mbarë
Jeni rritur, keni evoluar, nuk jeni më nxënësit e vitit të parë
Keni mësuar shumë, mos keni ndrojtje, keni për të parë
Besim në vete, mendoni qetë, lexoni e vetëkorrigjoni
Kështu ju siguroj më pak do gaboni!

Do gëzoj dhe unë nga larg, se mbarova provimet në jetë,
I mbarova, i mbarova vërtet, do jem më e qetë
Se nxënësit e mi të fundit provën e kaluan
U rritën, punuan dhe na nderuan!
Besoj tek ju se veten keni për të nderuar
Dhe unë do gëzoj një nga një duke ju kujtuar!

Violeta Kraja