Sa dashuri për sytë e nënës plot ëmbëlsi, eh sa mall….
Për sytë e nënës që më falën shumë në jetë
Që më frymëzuan të bëhem më e mirë, më e drejtë!
O Zot, sot sytë e nënës sime sa shumë më mungojnë
Sytë e nënës sime që dhe tek i ëndërroj më gëzojnë.
Ëndërroj….. kujtoj kaq e kaq vite dhe si sot ata sy plot dashuri
Sërish si fëmijë më përkëdhelin, me vështrime më falin lumturi
Kur me ëndërrime marr kot, ajo sërish pa më vrarë më vështron e në tokë më zbret
Pa fjalë, me ëmbëlsi më jep forcë e më jep frymëzim përsëri
Tek rrëzohem a vritem, veç ta kujtoj, me ëmbëlsinë e saj gjithçka e mbuloj.
Se veç ajo më mbajti gjer në fund fort në supin e saj nga vitet drobitur
E sërish më mban po ashtu, tek e ëndërroj atje lart në botën e fortndritur.
Më shtyn lehtë, me shumë durim më ngre nalt në lartësinë e shumëpritur!
Violeta Kraja
6 mars 2022